‘Spiuni’ rus sjell foto të rralla nga Korea e Veriut

Nji bloger rus ka mujt me fotografue pamje dhe momente nga jeta e banorëve në nji nga vendet ma të izolueme në botë.

Blogeri rus Alexander Belenkiy udhëtoi rreth 300 milje përgjatë kufinit në Korenë e Veriut, tue rrezikue edhe jetën mbasi ka mujt me u vra si nji agjent i huej.

Në pamjet e motorizueme nga “spiuni” rus, shohim se qysh gratë lajnë teshat në nji lum, nxanës që gjatë orës së fizikës punojnë për me ndërtue nji banesë, stacionin hekurudhor të shtetit komunist, me portretin e diktatorit Kim Jongu dhe paraardhësit të tij, etj.