Tjetër foto tronditëse nga Siria (Kujdes pamjet)

Vullnetarët e mbrojtjes civile në Siri kanë publikue nji fotografi rrënqethëse nga qyteti Aleppo ku shihet nji mashkull dhe nji fëmi të vdekun, të mbuluem me gjak, pluhun dhe gurë.

CNN shkruen se bahet fjalë për babën dhe djalin që kanë vdekë nga sulmet të kryeme më 23 Shtator.

Simbas informatave të vullnetarëve të pshtimit që kanë gjetë të vdekunit, personi dhe djali i tij dhe nji fëmi nga familja pesë anëtarëshe kanë vdekë gjatë sulmit.

Bashkëshortja dhe vajza e tij që janë gjetë në nji vend tjetër janë të lënduem.

Njani nga aktivistët ka thanë për CNN se bahet fjalë për sulmin ma të randë nga Marsi i vitit 2011.

d_1474893460-6936202