Tmerr, kqyreni qysh ka qenë Tirana në vitin 1992

Fotot e maposhtme kallxojnë realitetin shqiptar mbas rrximit të diktaturës komuniste. Fotografitë janë ba në periferi të Tiranë më 28 Mars-30 Maj 1992.

Ato janë realizue nga fotoreporteri amerikan Peter Turnley, i cili ka dokumentue ngjarje të randësishme në vende të ndryshme të botës.

Nji interes të veçantë fotoreporteri ka pasë edhe për Shqipninë e mbasdiktaturës, Shqipninë e rebelimit të 1997’ës, dhe ngjarjet e Kosovës.