Vogëlushja siriane përloti botën, u bashkue me babën e saj

“Daily Mail” shkruen se baba i çikës së vogël që u nxorr e gjalle nga rrënojat në Siri ka kallxue se asht bashkue me të dhe me dhimbje ka zbulue se çika e tij ma e madhe, Sinar, u vra në sulm ajror.

Në pamjet e videos që theu zemrat e krejtve, Wahida, katër muejsh u pa tue u pshtue nga nji punëtor nga rrënojat në qytetin sirian Idlib,

“Unë isha në dyqan, kur avioni filloi të kryente sulme ajrore”, tha baba 32-vjeçar Yehya Maatouq.

Papritmas, Maatouq ndigjoi zanin e mbytun të grues së tij nën rrënojat e shtëpisë së tyne të dy-katëshe.