Zbulohen mbas 70 vjetësh fotot e ndalueme: Qe horrori në Nagasaki 12 orë mbas bombës

Fotot trondotëse të bame nji ditë mbasi qyteti japonez i Nagasakit u godit me nji bombë bërthamore kanë dalë 70 vjet mbasi ishin konfiskue nga trupat amerikane.

Koleksioni i fotove rrënqethëse të bame nga Yosuke Yamahata, nji fotograf ushtarak japonez, kallxojnë peizazhin e rrafshuem, vdekjet masive dhe gjendjen e dëshpërueme të të mbijetuemve fill mbas shpërthimit bërthamor.

Yamahata ishte ngarkue që të dokumentonte shkatërrimin për qëllime propagandistike dhe mbërriti në vend-ngjarje 12 orë mbas shpërthimit.