10 fakte për legjendën Jimi Hendrix

Më 18 Shtator 1970, ylli i muzikës Rock, Jimi Hendrix, 27-vjeçar, vdiq në Londër. Ai njihet se nji nga kitaristët ma me ndikim në vitet 1960, dhe “ndoshta instrumentisti ma i madh në historinë e muzikës rock”, thuhet në biografinë e tij në Hollin e Famës së muzikës ‘Rock and Roll’.

Jimi Hendrix u lind në Seattle, Washington, më 27 Nandor të vitit 1942. Nana ia vuni emnin Johon Alen Hendrix, por i baba ja ndryshoi atë mbasi u kthye nga Lufta e Dytë Botnore.

Karriera e tij lulëzoi ma s’shumti kur u kthye në SHBA për nji festival, ku ai përplasi edhe gitarën e tij me tepër egërsi. Me nxjerrjen e dy albumeve Are You Experienced? dhe Axis: Bold as Love, Jimi Hendrix u ngjit në majat e klasifikimeve.

Problemet e Jimit me drogën i hapën shumë probleme. Në natën e 17 Shtatorit të vitit 1970, derisa jetonte në Londër, Jimi mori disa hapa gjumi, të cilat ishin dhanë me recetë për të dashunën, me të cilën bashkëjetonte, Monica Danneman. Në mesnatë atij iu shfaq nji reakcion alergjik ndaj hapave që kishte marrë dhe i ra të fikët. Tue mendue se gjithçka kishte me shkue mirë, Monica doli me ble cigare. Kur u kthye e gjeti të shtrimë përtoke të mbuluem me të vjella. Pak kohë mbasi mbërrini në spital, Hendrix u shpall i vdekun. Ai ishte 27 vjeç. Edhe pse kishte jetë të shkurtë, ndikimi i tij si gitarist roku ishte i madh në epokën e re të muzikës revolucionare.

10 fakte për Jimi Hendrix

1- Ai luente nji gitarë elektrike të modelit Fender Stratocaster, që u krijue në vitin 1954. Edhe pse ishte majtak, përdorte gitarë të zakonshme, mbasi mendonte se ky kombinim nxirrte nji tingull shumë special.

jimi-hendrix-1

2- Pjesa ku ai luen ‘The star-spangled banner’ në filmin Woodstock, asht nji nga pjesët ma të studiueme të muzikës së filmave.

3- Neil Young, muzikant i njohun kanadez asht shprehë se Hendrix ishte absolutisht gitaristi ma i mirë që ka jetue ndonjiherë.

4- Ai humbi mbi 60 për qind të ndigjimit pak para vdekjes. Gjatë regjistrimeve dhe miksimeve në studion diskografike, ai ishte i vetmi që arrinte të ndigjonte muzikën me volumin aq të naltë.

5- Si parashutist i ushtrisë amerikane, Hendrix u përpoq të rikrijonte me gitarën e tij tingullin e ajrit gjatë hedhjes me parashutë.

6- Jimi Hendrix asht renditë i 51’ti mes 100 artistëve ma seksi të VH1.

7- Ndryshe nga ç’besohej për vite, performanca e fundit e Hendrix nuk asht në festivalin Isle of Wight n’Angli, por në nji festival në Gjermani.

8- B.B King ka thanë: “Kur ndigjon Jimi Hendriks, e njeh që asht ai. Jimit i pëlqen ta prezentojë veten me instrumentin e tij”.

9- Menaxheri i tij i dytë, Michael Jeffri, organizoi rrëmbimin e Hendrix për dy ditë dhe mandej “e pshtoi” për t’i rritë besimin te ai si menaxher.

10- Jimi Hendrx ka nji yll në Shetitoren e Famës në Hollywood.

jimi-hendrix-5