10 fakte te të cilat keni me gjetë veten secili prej juve

Kur jeni beqarë, kqyrni gjithandej vetëm çifte të lumtuna; kur keni probleme në lidhje, kqyrni vetëm beqarë të lumtun.

Kur dikush ju thotë se ka me ju pyetë diçka, në 98% të rasteve sillni ndërmend gabimet që keni ba kohët e fundit.

Kur qani nga gëzimi, loti i parë del gjithmonë nga syni i djathtë. Lotët e dhimbjes nisin gjithmonë nga syni i majtë.

Në 70% të kohës, truni riprodhon kujtime apo krijon skenarë me momente të përkryeme.

Njerëzit e moshës 18-33 vjeç janë ma të stresuemit në botë. Mbas moshës 33-vjeçare, niveli i stresit nis me ra.

Ndryshe nga qysh thuhet, zemra nuk ka të baje aspak me të ranit n’dashni. Gjithçka asht nji reaksion kimik që ndodh në tru.

Kanga juej e preferueme asht e tillë, sepse ju e lidhni me nji ngjarje emocionale që ju ka ndodhê vetë.

Në aspektin biokimik, të ranit në dashni asht praktikisht e njajta gja me çrregullimet obsesive kompulsive.

Njeriu i fundit që ju vjen në mendje kur bini me flejtë asht arsyeja e lumtunisë apo dhimbjes tuej.

90% e njerëzve shkruejnë me mesazhe gjana që nuk munden me i thanë kurrë me za.