10 hitet verore në botë, janë edhe Era Istrefi e Dua Lipa

Këtë verë pjesë e skenës botnore janë ba edhe dy kangëtaret shqiptare Era Istrefi e Dua Lipa, që me kangët e tyne janë në mesin e talenteve ma premtuese të muzikës.

Këtë ma s’miri e tregon edhe fakti se, kangët e tyne “Bon Bon” e Era Istrefit dhe “Hotter Than Hell” e Dua Lipa, janë në mesin e dhetë kangëve që Shazam ka parashikue se kanë me qenë hite botnore të kësaj vere.

Shazam e rendit Dua Lipën në vendin e tetë, e pasueme nga Era Istrefi, e cila ka arritë me hy në tregun europian me kangën “Bon Bon”.