10 këshilla te thjeshta që ta bajnë jetën ma të lehtë

Për me i largue mijtë nga mjediset e jashtme ose të mbrendshme të shpisë, qitni biber të zi në vendin ku i keni pa.

Për me i largue milingonat, vendosni likura kastraveci aty ku ato janë shfaq. Milingonat e urrejnë kastravecin.

Për me i qirue ma lehtë patatet e ambla, qitini n’ujë të ftoftë menjiherë sa t’i nxirrni nga uji i zimjes.

Për me marrë sa ma shumë lang nga limonat, vendosini ata në ujë të nxehte për rreth nji orë para shtrydhjes.

Për me i hekë njollat e bojës nga teshat, lyjini ato me pastë dhambësh dhe leni me u tha diku dy orë. Masandej i lani.

Për me parandalue prishjen e domateve, vendosini ato në pjesën ku lidhen me kërcellin nalt.

Për me shmang mbimjen e patateve, mbajini ato bashkë me mollat. Këto të fundit lëshojnë nji gaz që quhet etilen, i cili pengon daljen e sythave të ri.

Për me ja zgatë jetën bananeve, mbështillni me letër cellofani pjesën e bishtit.

Për me hekë sakëzin e ngjitun në tesha, vendosini ato për rreth nji orë në frigorifer.

Për me e shmangë erën e ushqimeve në frigorifer, vendosni aty nji lugë sodë buke.