120 vjeçari kallxon sekretin e jetëgjatësisë, por a mundeni ju me ba atë!

Swami Sivananda mendohet me qenë njeriu ma i vjetër në botë. Ai asht nji murg, besimtar hindu, i cili ka lindë në 8 Gusht të vitit 1896 dhe ka me aplikue në Librin e Rekordeve Guiness.

Nëse nuk i bani dot vetë llogaritë, po ju themi se Sivananda asht plotë 120 vjeç dhe në intervista të shumta televizive, ai ka arritë me zbulue se cili asht sekreti i jetëgjatësisë së tij.

Simbas njeriut ma të vjetër në botë, ju mundeni me jetue ma gjatë tue mos krye marrëdhanie seksuale dhe tue ba çdo ditë joga.

Përveçse ban joga, Sivanda, i cili fle mbi nji qilim, e përdor nji pllakë druni si jastëk, ka nji stil jetese shumë të thjeshtë e të diciplinueme.

“Unë ha veç ushqim të ziem pa vaj ose erna”- tha ai për AFP, mbas nji seance joga 2 orëshe në Kolkata.

1-259 2-241