13 cilësi të femnave që mashkujt nuk munden me i rezistue

Çka asht tërheqja femnore? Pse çikat ma pak tërheqëse shpesh kanë vëmendjen e mashkujve, ndërsa bukuritë e përsosuna janë të priruna drejt vetmisë?

Ma poshtë po rendisim disa nga cilësitë që mashkujt preferojnë te femnat, dhe doket qartë se ata nuk vlerësojnë thjesht pamjen e jashtme.

Vetëbesimi. Ato që e konsiderojnë veten tërheqëse, konsiderohen tërheqëse dhe nga të tjerët. (Johann Wolfgang von Goethe). Asgja nuk e ban nji femën ma të bukur se sa besimi që ajo asht e bukur. (Sophia Loren).

Femnat me vetëbesim nuk janë kurrë kritike për veten e tyne në publik.

Feminiliteti ose ndryshe, brishtësia. Asht e lehtë të jesh e bukur, por asht e vështirë për t’u shfaqë e tille.  (Frank O’Hara)

Të fitosh dashninë e nji femre, tue u kujdesë për të, tu iu përgjigjë thirrjeve të saj për ndihmë, tue e ba atë të ndihet e randësishme, pak mashkuj e arrijnë. Nji femën asht e brishtë nga natyra dhe si e tillë duhet të sillet. Por, jo në mënyrë të teprueme, tue manipulue, shtirë…

Mirësjellja. Bukuria asht nji tjetër premtim i lumtunisë. (Friedrich Nietzsche)

Mirësjellja dhe gadishmënia për t’u kujdesë, për të dashunue, dhe falë, janë gjanat që e dallojnë nji grue me të vërtetë të bukur nga nji kukull të bukur, por të pashpirt.

Pamvarësia. Jo çdo grue lind e bukur, por në qoftë se ajo nuk asht e bukur në të 30’at, ajo asht  thjesht budallaçkë. (Coco Chanel).

Aftësia për të jetue në vende te ndryshme. Femnat, të cilat e kanë të lehtë për të jetue dhe për t’u përshtatë në vende te ndryshme apo që shijojnë çdo moment, janë ma të preferueme nga mashkujt.

Të qenët e talentuem në prezentimin e vetes. Gjatë viteve kam mësue se e randësishme në nji fustan, asht grueja që e mban veshun atë. (Yves Saint Laurent)

Të qenët nji zojë e mirë. Mbretnia e nji grueje asht nji fushë me butësi dhe tolerancë. (Jean-Jacques Rousseau)

Aftësia për të përqafue lumtuninë. Burrat nuk pëlqejnë gratë që inatosen lehtë dhe që janë vazhdimisht të pakënaquna me diçka ose dikend. Nga ana tjetër, tue qenë e hapun për lumtuni, tue mos harrue të vlerësosh njerëzit, tue pa anët pozitive të jetës, kthehesh në nji person të ndritshëm që të gjithë duen me pasë pranë.

Tue kallxue interes me shikim ne sy. Nji grue ka vetëm nji mënyrë për të qenë e bukur, por qindra kuptime për të qenë sharmante. (Montesquieu).

Aftësitë komunikuese. Mbas të gjithave, çfarë asht madhështi? Thjesht takti për të mbjellë, kur askush nuk asht në kërkim dhe keni me korrë, kur të gjithë janë tue kërkue. (Francis Scott Fitzgerald).

Tue qenë e kandshme. Nuk ka femna të shëmtueme; ka gra që nuk dinë se qysh të doken bukur.  (Jean de la Bruyere).

Pushtimi i mashkullit me buzëqeshjen tuej. Asgja nuk na ban ma tërheqëse se të qenët në humor të mirë. (Efim SpiegelSmiling).

Të jesh e natyrshme dhe e sinqertë. Mendoj se sensualiteti asht tërheqës vetëm kur asht i natyrshëm dhe spontan.  (Marilyn Monroe)