140 kile muskuj falë steroideve

Shumë kolegë i kanë ba thirrje në Youtube që me ndalue menjëherë marrjen e steroideve, për shkak se janë të rrezikshme për shnetën, por Piana, edhe pse e di shumë mirë rrezikun, thotë se asht i lumtun me jetën e tij dhe rrugën që ka zgjedhun.

Qysh në moshën 11-vjeçare ka nis me peshëngritje dhe kur mbushi 15 vjeç, konkurroi për herë të parë në garat zyrtare. Tue qenë se nuk pati shumë sukses, nisi me marrë steroide dhe qysh atëherë nuk ka ndalue ma.

“Nëse doni mos me përdorë steroide, mos i përdorni. Nuk ka arsye që me e damtue trupin tuej. Por, nëse doni me u ba nji “bodybuilder” profesionist, duhet me i përdor patjetër. Nuk keni zgjidhje. Unë nuk kisha zgjidhje, por jam i lumtun me jetën teme dhe nuk due me ndryshue asgja”, shpjegon Piana.