22 vjeçarja vuente nga anoreksia, kështu i pshtoi jetën Instagram’i

Nji 22-vjeçare ka rrëfye se qysh rrjeti social Instagram i ka pshtue jetën dhe e ka frymëzue që me u ba nji instruktore palestre në mediat sociale. Silvia Fascians nga Italia, ishte në prag të vdekjes mbasi vuente nga anoreksia dhe peshonte veç 40 kile.

Simbas mediave të hueja, ajo arriti me pshtue. 22-vjeçarja pa nji vajzë me trup të bukur në Instagram dhe tha se e kuptoi damin që ishte tue ja ba trupit të saj dhe vendosi që me marrë formën ideale të trupit.

Silvia ka publikue foto në rrjetin social, ku kallxon se qysh ka ndryshue trupi i saj nga viti 2010 deri në 2013. Ajo kishte nji trup tepër të hollë që i jepte nji pamje trishtuese asaj.

Por, fotografitë e reja të këtij viti e shfaqin italianen shumë ma të shnetshme, me nji trup me formë shumë të mirë.

“Trupi im ishte i zbrazët. Humba çdo formë dhe mbeta likurë dhe eshtna”, u shpreh Silvia për “Daily Mail”. Si pasojë e ndryshimeve, Silvia tash asht ba nji yll në “Instagram” me mija ndjekës.