24 vjeçari xheloz i hedh ujë të nxehtë të dashunës shtatzanë

Nji i dashun xheloz ka sulmue 25-vjeçaren, Tara Byrd, e cila asht në muejin e katërt të shtatzanisë. Michael Lynch sulmoi të dashunen tue i hedhë ujë të nxehtë me sheqer, mbasi pretendon se ajo e ka tradhtue me nji tjetër.

Ajo mori djegie të randë në kambë. Ngjarja ka ndodhë me 27 Korrik të vitit të kaluem dhe në ate kohë Lynch e mohoi këtë akuzë.

Por, ditën e djeshme, nji gjykatë irlandeze e shpalli fajtor për djegie ndaj nji personi. Çifti nisi nji lidhje në Mars të vitit 2015.

Tara asht shprehë në gjykatë se “24-vjeçari nisi me kontrollue çdo lëvizje të saj”.

“Ai nisi me më ndalue me takue shoqninë time apo me shkue në nji lokal. Kur ishin në nji vend që kishte edhe djem, Michael nuk me ka lejue me shkue ”, ka shtue ajo.