25 vjet pa Freddie Mercury’n, mos e leni pa i ngue këto kangë! (video)

Ai për vete mendoi se nuk asht nji pianist i mirë.
Vokalisti i Queen, Freddie Mercury, asht fajtori pse ky grup ka kaq shumë kangë të mira, të suksesshme, që rrënqethin fansat në koncerte dhe me tekste domethanëse.

Mercury ndrroi jetë me 24 Nandor 1991, vetëm 45 vjeçar, dhe mori shumë sekrete me vete në varrin e tij.

Dikur punoi si fotomodel, ishte shok i mirë i David Bowie, ndërsa kangën “Bohemian Rhapsody” nisi me shkrue kur ishte student.

Ai për vete mendoi se nuk asht nji pianist i mirë. Bile, njiherë me Princeshën Diana shkuen bashkë në nji bar homoseksualësh.

Në 25-vjetorin e vdekjes së tij, kujtojmë këto kangë që Freddie dhe Queen i kanë lanë për fansat kudo në botë.