3 vjet burg për baben që shiti online çikën e tij për me ble iPhone

Nji kinez u denue me tre vjet burgim për shkak se kishte publiku shitjen “online” të vajzës ë tij për 18 ditë me qellim që me paratë e fitueme, të blinte nji iPhone, shkruejnë mediat e hueja.

 
I burgosuni, i njohun si A. Duan, kishte gjet nji blemës për beben e tij në rrjetin social, “QQ”, i cili ishte i gatshëm të paguente rreth 3,300 euro për të.

Megjithatë, ishte vetë blemësi ai që i dergoi deshmitë në polici, e cila e arrestoi atë.

Simbas aktakuzës, baba i femijës “kishte për qellim të blinte nji iPhone dhe mundësisht edhe nji motoçikletë” me paratë e fitueme.