42 operacione plastike për me u dok si kukulla Ken!

keniii

Rodrigo Alves, asht djali që u ba i famshëm mbas 42 operacioneve plastike per me u dok si kukulla Ken.

Ai shpenzoi plot 305 mijë paund në kirurgji plastike për me u ba nji mashkull “ideal”.

95 mijë paund vitet e fundit i shpenzoi për zmadhimin e masave trupore.

Stjuardesi arriti me shpenzue 10 mijë paund për ngritjen e të pasmeve, 24 mijë paund për silikonin e gjoksit dhe 48 mijë për krijimin e muskujve të barkut.

Djali nga San Paulo i Brazilit, shprehu se nuk ka pas kurrë qellim të dukej si kukull plastike, por tashma ai ka gjet paqe me veten e tij.

“Kam lind në trupin e gabuem. Shpirti im nuk krahasohej me trupin e dikurshëm, por tashma po. Unë kurrë nuk kam dasht të jem si Ken. Por kanë qenë komentet e njerëzve ato qe kanë thanë sesa të ngjashëm jemi. Unë jam i lumtun me pamjen time dhe do të vazhdoj me kirurgji”, ka thanë ai për Mirror.