5 reperat ma të mirë simbas…Obama’s!

Presidenti amerikan Barack Obama ka kallxue edhe njiherë se asht nji nga presidentët ma atraktivë në botë, tue përzgjedhë pesë reperët ma të mirë që aktualisht janë aktivë.

Ai për Jay Z ka thanë se ende asht mbret i repit, përderisa ka vlerësue reperët e ri Kendrick Lamar dhe Chance.

“Mendoj se reperët e ri Kendrick Lamar dhe Chance janë tue ba nji punë të jashtëzakonshme. Më pëlqen Drake dhe çikave të mia po ashtu, kurse Jay Z asht ende mbreti. E njajta vlen edhe për Kanye West, ka shumë talenta”, ka thanë Obama, raportojnë mediat ndërkombëtare.