50 vjet te bandes muzikore te Tiranes

Banda muzikore e Tiranës mbush 50 vjet. Me qenë se bahet fjalë për vitet e diktaturës, prej nji kujdesie të drejtpërdrejtë politike, në Fror të vitit 1966 nga Komiteti Egzekutiv i Tiranës krijohet orkestra frymore, si nji nevojë me përballu aktivitetin artistik të kryeqytetit. Siri Rroji, dirigjenti i parë i Bandës rrëfen në librin e tij jetën e “frymorëve profesionistë” të kryeqytetit te Shqipnise.