52 vjeçare, por Monica Bellucci pozon cullak për “Paris Match”

Më 30 Shtator ajo ka me festue 52-vjetorin e lindjes, megjithatë aktorja e mrekullueshme italiane, Monica Bellucci rrëfehet pa dorëza për revistën “Paris Match”, ku sigurisht ka nxanë edhe ballinën e saj.

Simbas saj nuk asht e vërtet që dashnia nuk njeh moshë, por kjo shprehje duhet shtue ma tej edhe me seksin. E tue shfaqë për të disatën herë bukurinë e saj, aktorja nga Citta di Castello shfaqet tanësisht cullak në kopertinë, ndërsa në mbrendësi të revistës rrëfen se sa i randësishëm asht pasioni për nji mashkull të moshës së saj.

Në numrin e ri të revistës franceze, Bellucci zbulon linjat e saj të përkryeeme derisa noton në bazen, foto që publikohen mbas lansimit të filmit “On the Milky Road” të regjisorit Emir Kusturica, i prezentuem së fundi në Venezia, e ku interpreton rolin e partneres së nji ushtari, i cili humb jetën pak para martese.

1473349118bellucci