71-vjeçarja martohet me adoleshentin 17 vjet, qe ku u njohen!

Nji pensioniste nga Shtetet e Bashkueme t’Amerikës, e gjeti dashninë e saj në funeralin e të birit.

Almeda Errell, 71 vjet u martue me Gary Hardwick, 17 vjet n’atë kohë, vetëm tre javë mbasi ishin takue për herë të parë.

“Daily Mail” shkruen se Hardwick, tashma 18 vjet, njihet për pasionin e tij për femnat e moshueme.

Ai kishte dalë me nji 77-vjeçare para se të njihte “dashninë e jetës”.

Çifti jeton me nji prej nipave të Errell, që asht tre vjet ma i madh se bashkëshorti i saj.

“Nuk po kërkoja nji mashkull ma të ri, por ja ku doli Gary. E dija menjiherë se ai ishte i duhuni”, asht shpreh pensionistja.

Kur ata u njohën, nana e katër fëmive ishte në funeralin e djalit të saj, Robertit 45-vjeçar.

“Me bashkëshortin tim të parë Donald, kam jetue 43 vite. Ai vdiq në vitin 2013 dhe unë u ndjeva e vetmueme”, ka shtue 71-vjeçarja.

Ndërsa adoleshenti ka rrëfye se në momentin që u nda nga e dashuna e tij 77-vjeçare, kishte ra në depresion.
Mbas kësaj, nji fqinje e ftoi për me marrë pjesë në funeralin e Robert.

Aty u njohën dhe Gary shprehet: “Ajo kishte sytë e kaltër ma të bukur që kam pa ndonjiherë. Dolëm për herë të parë dhe kuptuem se kishim shumë gjana të përbashkëta”, ka rrëfye 18-vjeçari. Tue qesh, Almeda shton: “Ai me ban të ndjehem adoleshente për herë të dytë”.

 

2-martesa

 

4-martesaa

 

5-martesa

 

6-martesaaa