8 vjeçarët sirianë që lufta i ka detyrue me u ba ”burrat e shpisë”

Lufta i ka detyrue sirianët me u largue nga vendi i tyne për nji jetë ma të paqtë. Por, për shumë nga ata gjanat vazhdojnë me qenë të vështira, edhe pse lufta asht pak ma larg. Ata që i vuejnë ma tepër kaosin dhe pasojat e luftës janë fëmitë.

Daily Mail përmes nji artikulli ka sjellë histrorinë e disa fëmive sirianë të vendosun në Liban, që në moshë të vogël detyrohen me punue për me mbajtë shpinë. Ata janë rreth moshës 8 vjeç dhe detyrohen me ba punë të randa. Këta djem asht dashtë me qenë në shkollë, por jeta i ka detyrue me u ba burrat e shpisë.

Njani nga djemtë 8-vjeçarë ka rrëfye se, së bashku me vllaun e tij çohet në 3 të mëngjesit për me punue në nji fabrikë të prodhimit të tullave që ndodhet në nji vend me gurë afër banesës së tyne. Ata janë i vetmi burim të ardhunash për nanën dhe motrat e tyne.

232216