92 vjeçarja e merr të dashunin 87 vjeçar dhe ikin nga shtëpia e pleqve

Nji grua 92-vjeçare ka ikë nga shtëpia e pleqve, që me qenë me të dashunin e ri, 87-vjeçar.

Në shtëpinë për persona të moshuem “Vilberg” në Eidsvold në Norvegji ka fillue hetimi për njanën nga banoret, mbasi që karroca e saj asht gjetë në nji parking.

Por, hetimet janë pezullue mbasi që mbikëqyrësit e saj kanë mësue se grueja ka udhëtue për në Stockholm në mënyrë që me jetue me të dashunin e saj 87 vjeçar.

Çifti kishte qenë në lidhje, kur ajo asht shpërngulë në këtë shtëpi.

Megjithatë, drejtoria e shtëpisë së pleqve ka pasë mirëkuptim për vendimin e saj.