A asht ky nji prind i mirë apo mizor?

Pamjet e nji fëmije të vogël që zhytet në pishinë dhe prindërit nuk reagojnë, ka nxitun nji debat të nxehtë në rrjetet sociale.

Filmimi dy minutësh nis me vajzën e vogël e veshun me fustan të verdhë, që mundohet me kapë nji sandale në pishinë, por humb ekuilibrin dhe bie n’ujë. Grueja amerikane që i tregon sandalen vajzës ka filmue gjithçka, dhe nuk ka reague edhe kur fëmija për disa sekonda ka qëndrue me fytyrën nën ujë.

Vajza rrotullohet në ujë, nxjerr fytyrën përmbi, kan, por as të afërmit e saj nuk ndërhyjnë. Në video, dëgjohet nji grue që thotë “Vajza e mirë” dhe flet me nji tjetër fëmi jashtë pamjeve që e pyet çfarë po ndodh.

Ndërkohë, fëmija vazhdon me qëndrue n’ujë me gjysën e ftyrës nalt për 20 sekonda, derisa grueja e nxjerr nga pishina. Video asht postue t’Premten në Facebook dhe asht pa nga 8 mijë persona, tue marrë 3 mijë komente.

Disa prej komentuesve, thonë se në video nuk ka asgja mizore, mbasi ekzistojnë klasa për foshnje që i mësojnë instiktet e vetëmbrojtjes, dhe për këtë fëmija ma mbas asht i përgatitun. Bile, i inkurajojnë prindërit për diçka të tillë.

Por, ka dhe nga ata që nuk e quejnjë nji prindërim të mirë, tue u shprehun se ka ende kohë që fëmija me mësue notin, apo instiktin e vetëmbrojtjes.