A e dini pse kjo karikaturë e Vucic me Thaçin po i ‘tranon’ serbët!

Karikaturisti serb Predrag Koraksic “Corax”, fitues i çmimeve të ndryshme nderkombëtare, në mesin e të cilëve edhe ai i “Komandantit të Legjionit të Nderit” nga shteti francez, ka publikue karikaturën e tij ma të re, e cila po i “çmend” serbët.

Në karikaturë shfaqet Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në cilësinë e minatorit, tue i thanë kryeministrit serb, Aleksandar Vucic, i zhgënjyem dhe i deshpëruem pertokë, “Me fat!” mbas miratimit të Ligjit për “Trepçën” në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ligji për “Trepçën” e percakton Qeverinë e Kosovës si pronare të 80 për qind të aksioneve të kombinatit, me synim të rikthimit të kontrollit në krejt gjigandin.