A e kaloi Blair nji natë me gruen e shokut Murdoch!

Tabloidët britanikë kanë spekulu disa herë se arsyeja e ndamjes së miliarderit Rupert Murdoch me gruen e tij bukuroshe, Wendi Deng, ka qenë pikërisht miku i ngushtë i Murdoch, ish-kryeministri britanik, Tony Blair.

Tash nji libër i publikuem nga Tom Bower hedh ma shumë dritë mbi këtë çashtje.

Në vitin 2011, të dy burrat ishin taku në SHBA pak mbasi Murdoch kishte marrë vendimin për të mbyllë gazetën “News of the World”.

Më pas, Blair udhëtoi me gruen e tij, Wendi Deng në Kinë, vendlindjen e saj.

Duket se këtu nisën shkëndijat.

Vitin që pasoi, ai e vizitoi 43-vjeçaren dy herë në shtëpinë e Murdoch në Londër.

Më pas, në Gusht, ata u panë së bashku në nji klub në Mayfair.

Deng dukej se kishte ra në dashni me Blair. Kjo shihej në nji e-mail të saj.

Më pas, Blair udhëtoi për në Californi, tek shtëpia e Murdoch në Carmel.

Ajo nuk i tha gja të shoqit për vizitën e Blair, por i tha se do rrinte me nji mikeshë në fermë.

Në fakt, mikesha e saj ishte largu kur erdhi Blair.

Deng largoi nji pjesë të stafit dhe rojet e Blair u vendosën në nji hotel aty pranë.

Më 11 Qershor 2013, Murdoch kishte thirrë disa miq në nji festë.

Ajo që nuk dinin ata, ishte se ai do shpallte divorcin me Deng.

Martesa 14-vjeçare ishte drejt fundit.

Ekipi i Murdoch, që po hetonte e-mailet mbas skandalit të pergjimeve tek “News of the World”, zbuloi edhe e-mailet intime të bashkëshortes së tij.

Ato sugjeronin se ajo kishte marrëdhanie të ngushta me nji trajner tenisi në Californi, me themeluesin e Google, Eric Schmidt dhe me Tony Blair.

Djemtë ja treguen e-mailet tajkunit të plakun.

Në nji prej tyne, Deng shkruente: “Oh m…, oj m…. Më mungon kaq shumë Blair. Asht kaq sharmant dhe rrobat e tij janë kaq të mira”.

“Ka nji trup kaq të mirë dhe ja due kambët dhe të pasmet.

Asht i gjatë dhe ka nji lëkurë të mirë. I dashuroj sytë e tij blu. E dashuroj fuqinë që ka në skenë dhe çfarë tjetër…”.

Stafi i tha Murdoch se e kishte parë Blair teksa dilte nga dhoma e gjumit e bashkëshortes së tij, ndërsa gjatë darkës, ata ushqenin njani-tjetrin.

Pak mbasi shpalli divorcin, Blair e telefonoi Murdoch, tue insistu se ishte i pafajshëm.

Por mbas nji bisede të shkurtë, miliarderi nuk pranoi ma të flasë kurrë me të./Mapo/