A e keni pa Obama’n tue kcye tango. Kqyreni

obamatango

Nëse u hedhni nji sy faqeve të gazetave ma të mëdha amerikane, komentet ziejnë.

Shumë lexues e komentues presin që presidenti Barack Obama të jetë në krye të detyrës, ndërkohë që Brukseli po digjej nga sulmet terroriste.

Të tjerë thonë se presidenti nuk mund të bahet komando dhe të kapë terroristët.

Sikur të mos mjaftonte ky debat, nji video e presidentit amerikan, Barack Obama, tue kërcye tango në Buenos Aires të Argjentinës, i ka dhanë akoma ma shumë hov komenteve.
Kandidatët republikanë, Donald Trump dhe Ted Cruz i kanë ba thirrje atij të kthehet në SHBA për shkak të krizës së shkaktueme nga sulmet terroriste.

Por Obama ka vazhdue vizitën e tij dyditore n’Argjentinë.

Për nder të vizitës së tij, presidenti argjentinas, Mauricio Macri dhe zoja e parë, Juliana Awada shtruen edhe nji darkë.