A i rrah rregullisht femijët e tij Pitt, pse po hetohet nga policia!

Aktori i njohun, Brad Pitt asht nën hetim nga policia dhe shërbimet sociale në Los Angeles mbas dyshimeve se ai abuzonte fizikisht dhe verbalishet me femijët e tij.

Kështu raportojnë mediat, pikërisht pak ditë mbasi u mësue se e shoqja, Angelina Jolie ka kërkue divorcin me pretendimin se ai asht i dhunshëm dhe ka probleme me zemërimin dhe alkoolin.

Por përpara se Jolie të kërkonte divorcin dhe të informonte botën se ai asht nji babë i keq, Brad Pitt kishte folë hapun për mënyrën se si po i rriste femijët.

“I rrah femijët rregullisht. Duket se funksionon. Dhe ndonjiherë u mohoj ushqimin,” tha ai në vitin 2011.

Ai tha se po bante shaka ma vonë.

Çifti ka 6 femijë- tre të adoptuem, Maddox, 15, Pax, 12 dhe Zahara 11 vjet- si dhe tre femijë biologjikë, Shiloh, 10 dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 8 vjet.

Jeta e femive ishte gjithmonjë nji kaos i vërtetë.

Në moshën 9 vjeçare, Maddox konsumonte alkool dhe ngiste nji kerr  nëpër pronën e tyne.

Çifti kishte punësue gjashtë dado për femijët që vazhdimisht lëvizin nepër botë dhe nuk shkonin kurrë në shkollë.

Por së fundmi numri i tyne ishte reduktue dhe tash mbanin dy dado.

Në fakt Jolie ka punësue vëllain, James Haven për me u kujdes për femijët.

Ai merr 10 përqind nga fitimet e saj për me u kujdes për femijët.

Mbas publikimit të lajmit për divorcin, James Haven u fotografue teksa kujdesej në nji park për femijët e motrës.

Nga ana tjetër, disa media shkruejnë se Pitt asht i dëshpëruem dhe kërkon me shpëtue martesën.

Ai raportohet se i ka thanë Jolie se asht gati me ju nënshtrue nji terapie, për me zgjidh problemet e mvarësisë.

Kurse aktorja Marion Cotillard, e përfolun se ishte molla e sherrit për divorcin, thotë se ajo ka nji lidhje të lumtun me aktorin Guillaume Canet dhe presin nji femijë.

“Uroj sa ma shumë paqe e qetësi për Pitt dhe Jolie në këto kohë të vështira,” tha ajo.

 

2-femijet

 

1-pit