A ishte pedofil Michael Jackson? Qe çka asht gjetë në shtëpinë e tij

Pak ditë nga përvjetori i shtatë i vdekjes së Michael Jackson, rikthehen akuzat ndaj tij për abuzim me fmitë. Amerikania “Radar” shkruen se posedon disa dokumente, të cilat kallxojnë se në vitin 2013, gjatë nji kontrolli në shtëpinë e kangëtarit në Neverland Ranch, asht gjetë material pedopornografik.

Dokumentet e reja

Revista e cilëson si “shtëpia e horrorit” banesën ku ka jetue Jackson. Ajo shkruen se dokumentet ka arritë me i sigurue përmes Departamentit të Sherifit të Santa Barbara’s. Flitet për dokumente të papublikueme ma parë dhe që kallxojnë perversitetin e kangëtarit.

Simbas këtyne dokumenteve, në shtëpinë e Jacksonit janë gjetë foto dhe video, ku shfaqen burra, gra dhe fëmi në pozicione të papërshtatshme dhe ilaçe që përdoren për trajtimin e mvarësisë nga seksi.

“Dokumentet kallxojnë anën e errët të kangëtarit”, i ka thanë revistës nji hetues.

Akuzat ndaj Michael Jackson për abuzim me fmitë nuk janë të reja. Ato e kanë shoqnue disa herë gjatë karrierës së tij. Por, pamvarësisht denoncimeve të bame shumë vite ma parë, gjykata e shpalli të pafajshëm. Por, zhurma mediatike lidhun me këto akuza e shoqnoi sa ishte gjallë.