A kanë mashkujt nji Pikë-G?

pikaag

Fillimisht duhet sqaru se ka nji debat shumë të madh mes shkencëtarëve nëse ekziston Pika-G te femnat.

Disa thonë se nuk ka asnji provë që të mbështesë ekzistencën e saj.

Por a ka nji Pikë-G te meshkujt?

Ja çfarë thotë eksperti i njohun dr. Jakob Pastoetter.

“Pika-G asht e diskutueshme në mesin e shkencëtarëve.

Kështu që nuk ka prova të qarta për ekzistencën e saj. As te burrat dhe as te gratë.

Na flasim për zona erogjene. Në parim, i gjithë trupi asht nji zonë erogjene, por disa pjesë janë ma të ndjeshme dhe reagojnë (ndonjëherë!) ma shpejt se të tjerat.
Kjo asht veçanërisht e vërtetë për disa pjesë shumë të ndjeshme të trupit si organet dhe gjandrat.

Nëse flitet për Pikë-G të femnës në vaginë, ekuivalenti te mashkulli gjendet në prostatë.

Përmes nji stimulimi manual, mashkulli mund të përfitojë kënaqësi orgazmike njisoj si gjatë stimulimit të organit gjenital.

Kjo asht e provueme shkencërisht”.