A keni pa bostan ma të madh se ky?

Fermeri kinez Li Fenghun fitoi çmimin për “bostanin mbret” në konkursin e mbajtun nji ditë ma parë në Kinë.

Fermeri kultivon bostan për 30 vjetësh, ndërsa konkursin arriti me fitue me nji bostan 79 kilogramë, sa pesha e nji njeriu të rritun.

“Unë kujdesem për bostanat sikur me qenë fëmit e mi”, u shpreh fermeri.

Li Fenghun pretendon se nji vit ma parë arriti me kultivue nji kokërr edhe ma të madhe, por atëherë nuk u mbajt konkursi.