A po ma jepni 1 dollar a ja dhashe voten Trump’it!

Nji lyps në rrugët e Amerikës e ka gjete nji mënyrë krijuese për me i ba kalimtarët me i dhane pare. Në nji tabelë të madhe, ka shkru:

“A po ma jepni 1 dollar a ja dhashe voten Trump’it!”

Pamja që tashma asht ba hit në rrjetet sociale në internet, pasqyron shqetësimin në rritje mes shumë amerikanëve për pasojat e nji presidence të miliadierit njujorkez.
Nga njana anë, miliona njerëz kanë besim te shndërrimi që sjell zgjedhja e tij, shumë ma tepër amerikanë e shohin me tmerrin e një katastrofe shkatërrimtare.

Simbas kritikëve të tij, në peshore mundet me qene vetë demokracia amerikane.
Simbas mbështetësve të tij, ai asht shpresa e fundit e demokracisë amerikane.