AC/DC me vokalist të ri

Për herë të parë, banda legjendare australiane e rokut AC/DC ka perfomue me nji vokalist tjetër, dhe ai asht pikërisht, Axl Rose, ikona e grupit Guns N’Roses që prej vitit 1985.

Si rrallë herë në debutimin e Lisbonës, ai zavendësoi vokalistin Brian Johnson, i cili për aryse t’shnetës asht tërhekë nga turni botnor. Mjekët e kanë këshillue ate se mundet me humb dëgjimin nëse vazhdon me knue.

Johnson, i cili ka drejtue grupin që nga viti 1980 mbas vdekjes se Bon Scott, asht shpreh emocionalisht i mërzitun se nuk ka me marrë pjesë në tur, por u zotue se nuk ka me hekë dorë nga muzika.

Adhurues nga e tanë bota udhëtuen drejt Lisbonës për me shijue nga afër performancen e AC/DC.

“Nuk kishte thuejse asnji dallim në vokalin e Brian Johnson dhe Axl Rose. Dashnia për bandën na bani që me shijue koncertin”, u shpreh nji fanse e këtij grupi.