AC/DC, tash me zanin e Axl Rose

Axl Rose ka me qene kangëtari i gupit AC/DC për pjesën e mbetun të turrit europian. Grupi australin ka me ardhe prej dates 7 Maj deri me 12 Gusht n’Europe. Kangëtari legjendar i grupit Guns N’Roses asht vetë ofrue për me ju bashkue grupit Hard Rock nga Australia në nji eksperiencë krejt t’re.

Napërmjet nji njoftimi në faqen zyrtare të internetit, AC/DC falenderon vokalistin Brian Johnson për kontributin që ai ka dhanë në këto 35 vjet si kangëtar i grupit dhe i uron atij ma të mirat për problemin që ka me ndigjimin.

Ma tej grupi australian ban me dije se ata janë me fat që Axl Rose asht ofrue për me i ndihmue në përfundimin e turrit me vokalin e tij. Turri europian i grupit AC/DC ka me ardhe me 7 Maj në Portugali, për me përfundue me 12 Maj në Arhus në Danimarkë.