Adele, deklaratë e çuditshme: Kjo asht arsyeja pse m’asht dobësue zani

Pamvarësisht se i ka publikue disa nga baladat ma të fuqishme të kohëve të fundit, Adele beson se heqja dorë nga pimja e duhanit ia ka dobësue zanin.

Kangëtarja 28-vjeçare kishte heqë dorë nga ky ves para pesë vjetësh me qëllim që ta përmirësonte shnetën e saj – por tash tutet se në këtë proces e ka dobësue zanin e saj.

“Njerëzit me zanat ma të mirë janë gjithmonë duhanpimës. Unë kam heqë dorë nga duhani dhe jam e bindun që kjo e ka ba zanin tim ma të dobët”, deklaroi krijuesja e hitit “Hello” gjatë nji interviste.