Adele ia ndalon fanses me incizue n’koncert, arsyeja asht mahnitëse!

Në nji nga turnetë e saj, Adele ia ka ndalue një fanses së saj incizimin e show’t të saj, derisa ajo ishte tue performue.

Adele në momentin që ishte tue bisedue me publikun, i kërkon fanses me ndalë incizimin, mbasi ajo e kishte vendos nji kamerë në tripod për me incizue spektaklin, raporton NME.

“Due me i thane asaj zojës, a mundeni me ndale incizimin që jeni tue e ba me video kamerë, sepse jam këtu përnime”, tha Adele.

“Mundeni me shijue këtë moment ‘live’, ma mirë se përmes kamerës”.

Ajo ma tutje i tha se kishte me qene mirë që fansja me u kenaq sa ishte prezent, mbasi ka shumë të tjerë që nuk e kanë këtë shans.

“Uleni tripodin, kjo s’asht DVD, ky asht koncert i vërtetë. Përnime kisha me dashte që ta shijonit koncertin tim sepse ka plot të tjerë jashtë që nuk munden me ardh këtu”, përfundon Adele.