Adele, me albumin e ri, fiton katër çmime Brit

Kangëtarja britanike Adele ka fitu katër çmime Brit.

“Të kthehesh mbas nji kohe të gjatë dhe të pranohesh aq ngrohtësisht, do të thotë shumë”, ka thanë Adele, e cila ka fitu çmimin e artistes ma të mirë solo, albumit ma të mirë, kangës ma të mirë dhe atë të suksesit global.

Çmimet Brit i ndan industria muzikore e Britanisë dhe ato janë ekuivalente me çmimet Grammy në Shtetet e Bashkueme.

Adele ka publiku albumin e ri “25”, Nandorin e kaluem, mbas katër vjetësh pauzë.