Ajo çfarë ka ba kjo vajzë për ditëlindjen e saj, ta thyen zemrën

Ditëlindja e 18’të asht nji nga ditët ma të lumtuna dhe ma surprizuese për çdo adoleshent, por për Hallee Sorenson nuk ka ndodhë e njajta gja. Vajza me autizëm, Maine, asht pa tue festue e vetme ditëlindjen e saj të 18’të.

Vajza ne fotografi asht pa tue kajtë mbi torten e saj të ditëlindjes, ndërkohë që asnji nga miqtë e ftuem nuk kanë ardhë në festën e oragnizueme. Ajo ka pritë gjatë në ankth që të paktën ndonji prej miqve të saj me u ba pjesë e festës, por diçka e tillë nuk ka ndodhë.

Fotografia e vajzës zemërthyeme që vuen në vetmi atë që duhet kishte qenë festë, asht shpërnda në Facebook nga kusherina e saj. Kusherina e vajzës ka publikue fotografinë dhe asht lutë që ditëlindjen e ardhshme vajza me pasë nji ditëlindje fantastike.