Ajo hyn në histori, trasgjinorja e parë në kopertinën e revistës ‘Playboy’ (foto +18)

Pascal Radermaher nuk ndihet keq, se jeta e tij ka marr kah të kundërt.

Gjermani këto ditë ka pushtue kopertinën e revistës ‘Playboy’ me poza mjaft provokuese.

Pascal asht në të vërtetë Giuliana Farfalla, nji model transgjinor i njoftun me paraqitjet në reality-show te ndryshëm.

Kryeredaktori i revistës Florian Boitin thotë, se ajo asht “nji shembull i mrekullueshëm i nji lufte për të drejtën rreth identitetit”.

“Ky veprim asht në përputhje të plotë me traditën e të ndjemit, themeluesin e revistës Hugh Hefner”, tha Boitin.

Farfalla tashma asht e njoftun në Gjermani si pjesëmarrëse në programin televiziv të Heidi Klumit.

Ajo ndërroi gjininë përmes ndërhyrjeve kirurgjike në moshën 16-vjeçare. “Jam shumë krenar për atë që po ndodh në këtë faqe të parë”, ka shkruar në llogarinë personale në Instagram, Farfala.

Numri më i ri i revistës “Playboy” do të jetë i disponueshëm nesër në të gjithë Gjermaninë.

Shperndaje në: