Akademik Zef Mirdita – kontribut të pashlyeshëm në histori

Akademik Zef Mirdita, u nda nga jeta me 5 Prill të këtij viti, por kontributi i tij ka me qenë i pavdekshem dhe ka me u kujtue edhe në brezat e ardhshem.

Kështu u tha në akademinë përkujtimore të organizueme nga Universiteti “Hasan Prishtina”, nën patronatin e Rektorit Marjan Dema.

Ky i fundit vlerësoi profesorin Zef Mirdita për jetën dhe veprat e tij, tu’ shpresue që puna e tij mos me u shue asnjiherë.

Edhe dekani i Fakultetit Filozofik, Bujar Dugolli, e cilësoi profesor Mirditën si njanin nga historianët ma të mëdhaj.

Të pranishem në këtë akademi përkujtimore ishin profesorë të fushave të ndryshme, por jo edhe vetë familjarët e Zef Mirditës, mbasi këta të fundit jetojnë dhe veprojnë jashtë Kosovës.

Po ashtu edhe ish-studentët e akademikut për Televizion Rrokum, thanë se Zef Mirdita ishte njanji prej historianëve ma të shquem i të gjitha kohnave.

Akademik Zef Mirdita la gjurmë të pashlyshme në fushën e studimeve historike të periudhës antikës, në veçanti në studimin dhe trajtimin shkencor të ilirëve.