Aksident tragjik i aktorit të njohun, vdes në moshën 27 vjeçare

Aktori që ka luejtë rolin e Chekhov në filmat “Star Trek”, Anton Yelchin, ka ndërrue jetë në moshën 27-vjeçare në nji aksident automobilistik në Los Angeles të Diellen.

Yelchin u lind në vitin 1989 në Rusi, ndërsa debutoi si aktor në vitin 2000.

Aktori debutoi në “Star Trek” në vitin 2009. Ai luejti rolin e “Chekhov” edhe në vitin 2013 si dhe ishte pjesë e filmit “Star Trek Beyond” që ka me debutue me 22 korrik.