Aktori i njohun flirton hapun me producenten n’intervistë

Ky asht momenti i çuditshëm kur aktori i njohun, Morgan Freeman flirton krejt papritun me nji producente televizive gjatë intervistës.

Aktori 78-vjeçar, i divorcuem dy herë, u filmu tue e pyet producenten e WGN, Tyra Martin, nese asht e martueme.

Gjithçka ndodhi kur ai po fliste për filmin “London Has Fallen”.

Pamjet tregojnë 43-vjeçaren Martin, tue qesh përpara se të largohet nga seti.

Aktori ka flirtu me Martin edhe në vitin 2013, kur i tha se asht single.

Freeman asht martu dy herë dhe thotë se po shijon tashma jetën e beqarit.