Andrra e çmendun e nji miliarderi rus

Mediat amerikane dhe britanike në faqet e tyne shkencore kanë lajmërue nisjen e misionit “Mission Interstella”, njajtë si filmi i interpretuem nga Matthew Mc Conaughey dhe Anna Hathaway.

Nji udhëtim hapsinor drejt Alpha Centauri, ylli ma i shëndritshëm i konstelacionit Centaur, sistemi yjor ma i afërt me tonin, vetëm 4365 vite dritë larg Tokës.

Në fakt asht nji udhëtim pothuejse i pamundun për qëniet njerëzore, por edhe për misionet aktuale në hapsirë. Deri tash anija kozmike ma e shpejtë, sonda New Horizons, fluturoi drejt Plutonit vitin e kaluem me rreth 33 mijë milje në orë.

Kjo do të thotë që kanë me u dasht 20 mijë vite për me dërgue nji mision në Alpha Centauri. Megjithatë, për miliarderin rus, Yuri Milner, mbështetun nga nji konsulet shkencor si Stephen Hawking, dhe themelusi i Facebook Mark Zuckerberg, asht i bindun që mund të bahet, falë nji mikroanijeje kozmike.

Për këtë Milner, pasunia neto e të cillit nga Forbes vlerësohet me 2.9 miliardë dollarë, ka ba publik lansimin e programit 10 miliardë dollarësh, për me krijue anije kozmike me përmasat e nji mikroçipi. Këto pajisje do të ushqehen nga nji energji diellore.

Por, thotë Milner, do të duhen 20 vite për me ndërtue krejt teknologjinë, e masandej ndoshta dhe 20 apo 30 vite të tjera.

“Ndonjiherë idetë ekstravagante bahen realitet”, shkruen BBC. Dhe në motet ’80 janë quejt ide të çmenduna, por sot satelitët janë mjaft të përdorun.