Angela Martini, e shokueme nga shqiptarët në Cannes!

Eventi i përvitshëm amfAR që u mbajt gjatë javës së filmit në Cannes, mblodhi në rivierën franceze si asnjiherë më parë, shumë personazhe shqiptare, të cilët, me sa doket nuk kaluen pa ra në sy!

Këtë fakt, e ka konfirmue dhe modelja Angela Martini e cila në nji intervistë për “Prive”, ka ironizue shfaqjen e shqiptarëve, në organizimin që mbledh fonde për luftën kundër “AIDS”.

“Kur kam shku n’amfAR tan’ shqiptart kanë kenë aty, jam shokuar. Shoqëria ime më tha; a është amfAR a është ndonjë darkë shqiptarësh këtu”, thotë si me humor, bukuroshja shkodrane.