Angela Martini merr nji vendim të papritun! (foto)

Bukuroshja, Angela Martini, mbas nji karriere te suksesshme në modeling, duket se ka heqe dorë nga profesioni që e bani të famshme.

Duket se ky vendim vjen mbasi lidhja me miliarderin rumun, Dragos Sulescu, tashma prej dy vitesh, ia ka ndryshue jetën.

Ky vendim i saj asht konfirmue nga vllau i saj i madh, Blerti Ceprati.

“Unë kam qenë me ta me pushime në Mykonos, po ashtu në Rumani. Dragos është një njeri i mrekullueshëm do të thosha dhe shumë inteligjent. Ai është mjaft afër me familjen tonë, por më e rëndësishmja është sa shumë e do dhe respekton motrën time. “Martesa është një gjë private, për të cilën mund të përgjigjet vetëm çifti. Ajo po jeton një jetë princeshe, ashtu siç e meriton. Angela ka ambicie të forta. Po ashtu, ajo ka ndryshuar drejtimin e jetës së saj dhe karrierës së modelimit i ka dhënë fund, kështu që tani vazhdon drejt karrierës së re, por më hollësisht mund të pyesni Angelën,” tha vllau i saj. / panorama