Angelia Jolie dhe Brad Pitt shokojnë me vendimin e fundit (foto)

Dy yjet ma të mëdhej të Hollywood, Angelina Jolie dhe Brad Pitt, po planifikojnë që të heqin dorë nga bota e televizionit për shkak të fëmive të tyne. Çifti ma i përfolun i showbiz dëshiron që me ndejt pranë fëmive, në mënyrë që ata të jenë të lumtun dhe të mbajnë familjen së bashku.

Burime afër çiftit, tashma të divorcuem, thanë se Angelina dhe Brad, kanë marrë këtë vendim që ka me jau ndryshue jetën vetëm për fëmitë, mbasi janë të gatshëm me ba gjithçka për ta dhe duen të kalojnë sa ma shumë kohë në edukimin e tyne.