Angelina Jolie takohet me kryeministrin grek për refugjatët

Ylli i filmit të Hollywoodit, Angelina Jolie udhëtoi për në Athinë si Ambasadore e Vullnetit të Mirë UNHR për Refugjatët, njofton portali Protothema.
Aktorja asht taku edhe me kryeministrin grek Aleksis Tsipras, ku ka thanë se takimi asht zhvillu për me u marrë me perkeqësimin e krizës së refugjatëve n’Europë.

Megjithatë, mediat nderkombëtare kanë shkru se Jolie do ta vizitojë edhe kampin e refugjatëve në Idomeni.

Nji raport i shtypit i lëshuem nga zyra e UNHR thotë se aktorja pritet të shpreh vlerësimin e saj për solidaritetin e Greqisë, për të tregu për refugjatët dhe azilkërkuesit që mbërritën në brigjet e ishujve grekë.