Angelina Jolie then heshtjen: Kjo ka qenë dëshira ime gjithmonë

Aktorja e famshme Angelina Jolie, e cila gjatë javës që lamë mbas u kthy në kryefjalë të mediave, për shkak të ndamjes nga Brad Pitt, ka shkrue në Instagram se gjithçka që ka dasht në jetë ishte të bahej artiste dhe nanë.

“Të jesh në çdo mënyrë nji kontribut pozitiv, kjo asht gjithçka që çdokush dëshiron të jetë. Kjo asht krejt që unë kam dasht të jem. Kam dasht me u ba artiste,me u ba nanë. Dëshironi të ndiheni të dobishëm, në çfarëdo lloj mënyre,” ka shkrue Jolie në profilin e saj në Instagram.

Aktorja ka postue po ashtu, edhe nji fotografi, në të cilën ka kallxue sensualitetin dhe bukurinë e saj.