Anija e madhe fluturuese testohet me sukses, qe ku!

Anija ma e madhe fluturuese në botë e ka realizue fluturimin e parë më 17 Gusht derisa asht duartrokit nga të pranishmit.

“Airlander 10” i gjatë mbi 92 metra asht hibrid unik i teknologjive të disa mjeteve të fluturimit, perfshi helikopterit dhe aeroplanit të zakonshëm.

Ai fluturon tue shfrytëzue gaz heliumi.

Fluturimi i parë dhe i shkurtë i këtij aeroplani ndodhë 85 vjet mbas përpjekjes së nji anije tjetër fluturimi e cila ishte nis nga i njajti vend në Britani në Tetorin e vitit 1930.

Anija fluturuese ishte rrxue në Francë tue marrë jetën e 48 personave.
Kompania që e ka ndërtue atë, “Hybrid Air Vehicles” ka thanë se “Airlander” mundet me arritë lartësinë prej mbi 1800 metrave dhe mundet me arritë shpejtësi deri në gati 150 kilometra për orë.

Aseti ma i madh i saj mund të jetë që ndryshe nga aeroplanet e zakonshëm, “Airlander” mundet me fluturue mbi dy javë pa pasë nevojë për ekuipazh.

“Ky asht nji zbulim i jashtëzakonshëm britanik” ka thanë shefi egzekutiv Stephen McGlennan.