Argjentinasja ‘Miss Kosova 2016’ e lidhun me nji kosovar!

Gjatë natës së kalueme asht mbajt eventi Miss Kosova 2016.

Përgjatë këtij eventi janë zgjedh dy ma të bukurat dhe kështu janë dhanë dy kunora.

Njana vajzë ka me përfaqësue Kosovën në Miss Earth kurse tjetra në Miss Universe.

Ishte pikërisht Camila Barraza e cila fitoj çmimin Miss Kosova Universe 2016, bukuroshja nga Argjentina.

E veçanta e Camilës asht se ajo kishte udhëtue për shumë kohë rreth botës dhe në momentin kur ishte vendos për vizitë në Kosovë ishte njoftue me të dashtunin e saj Haris Çocaj.

Camila dhe Harisi mbas disa muej bashkë kishin vendos që të bashkëjetonin.

Pra Camila asht prej kohësh në Kosovë, e lidhun mirë me vendin tonë.

 

1-modelja

2-modelja